Napoli zyrtarizon blerjen e saj më të re!

Sipas burimeve nga Nigeria, Victor Osimhen ka kaluar testet mjekësore tek Napoli dhe nga minuti në minutë pritet që të nënshkruajë kontratën e re për një transferim që kushtoi plot 80 milionë euro.

21 vjeçari tanimë i ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka disa ditë që po qëndron tek Napoli për bisedime të fshehta.

Bisedimet u deshën ti fillojnë edhe njëherë pasi Osimhen ndërroi agjent dhe ky i dyti kërkoi një pagë më të lartë për klientin e tij.

Në këtë garë skuadra e De Laurentiis mposhti konkurencën e madhe të Liverpool dhe Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here