PSG 50 milionë euro për yllin e Milan, rossonerët marrin vendim për të!

AC Milan ka deklaruar që Ismael Bennacer është i paprekshëm përkundër interesimit të madh nga skuadrat europiane.

Bennacer u transferua tek Milan nga Empoli verën e kaluar dhe prej atëherë ka qenë njëri prej lojtarëve që ka shkëlqyer më së shumti tek rossonerët.

Bennacer së bashku me Franck Kessie kanë formuar një dyshe shumë të fortë tek Milan dhe largimi i tyre as që mendohet nga drejtuesit e Milan.

Karriera e algjerianit sapo ka filluar dhe as shifra prej 50 milionë eurosh nuk ka bindur Rossonerët për të menduar largimin e tij nga San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here