Bombë nga Italia: Zapata te gjiganti i Serie A për 80 milionë euro

Duvan Zapata sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Atalanta në fund të sezonit, por jo nga Serie A.

Siç raportojnë mediat italiane, kolumbiani ka marrë një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.

Juventus është i gatshëm të paguaj 80 milionë euro për Zapatan. Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Paratici beson se kolumbiani është përforcimi i duhur.

29-vjeçari po shkëlqen te Atalanta dhe këtë sezon ka shënuar 18 gola në 24 ndeshje të luajtura.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here