Chiesa transferohet tek gjiganti italian!

Me Cristiano Ronaldon dhe Gonzalo Higuain që janë mbi moshën 30 vjeçare skuadra e Juventusit duket se ka nevojë urgjente për përforcime të reja në repartin e sulmit.

Federico Chiesa është shndërruar në objektivin kryesor të Zonjës së Vjetër këtë verë pasi ky i fundit kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Fiorentinën.

Mundo Deportivo raporton se Juventus është e gatshme për blerjen e tij pasi Interi hoqi dorë nga ai.

Nëse duan shërbimet e tij atëherë Juventus duhet ti paguajë Fiorentinës një shifër prej 50 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here