Marotta konfirmon transferimin e mbrojtësit nga gjiganti i Premier League!

Drejtori i Inter, Beppe Marotta po kërkon transferimin e Emerson Palmieri me një çmim më të ulët ndërsa Antonio Conte nuk po pret kurrfarë nderi nga Blutë.

Pasi kanë përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me Achraf Hakimi nga Real Madrid, rradha i ka ardhur anës tjetër.

Tuttosport rapoton se marrëveshja personale është arritur me lojtarin vetëm sa tani kanë mbetur dy klubet të merren vesh për shifrën e transferimit.

Marotta po shpreson për një transferim më të lirë mirëpo drejtuesit e Chelseas duket se nuk do të heqin dorë nga çmimi prej 30 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here