Napoli pas yllit të Real Madrid!

Napoli po shikon të gjitha mundësitë që ka në dispozicion për transferimin e sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic, raporton Marca.

Serbi sapo i mbushi një sezon në Santiago Bernabeu por nuk përmbushi pritjet që kishin drejtuesit e Los Blancos për të.

Zinedine Zidane ka hequr dorë nga ai dhe një transferim tek Napoli mund të jetë shpëtim për karrierën e tij që ndodhet në një pikë shumë të ulët për shkak të mospasjes së mundësisë për të luajtur rregullisht.

Nga ana tjetër napolitanët po shqyrtojnë të gjitha mundësitë financiare dhe janë duke bërë gati ofertën për serbin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here