Për Juventusin vlejnë rregulla të tjera, Sarri thërret gjyqtarin në emër

“Daniele, Daniele!”… Gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kampionatit Juventus-Lazio, kjo thirrje e përdorur disa herë nga Maurizio Sarri është dëgjuar nga teleshikuesit duke qenë stadiumi bosh dhe jehona e madhe…

Kjo ndodhi kur Ramsey që kishte marrë një goditje duhet të merrte sinjal për t’u rikthyer në fushë. Por, rrjetet sociale nuk e kanë pëlqyer aspak këtë raport të Sarrit me arbitrin kryesor, që mbetet një institucion.

“Edhe Sarri e thërret Orsaton… Daniele. Duhet të jetë një licencë për punëtorët e Juventusit që thërrasin arbitrat me emër, sepse dikur e bënte edhe Allegri…”.

“Njëherë e një kohë arbitrat ishin të shenjtë dhe thërriteshin edhe me shtojcën zoti përpara, ndërsa tani me emër sikur të jetë një mik”.

“Po si i lejohet Sarrit të thërrasë Orsaton me emër?! Kurrë nuk është parë kjo?!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here