Shkëmbim spektakolarë: Ylli i Napolit në Madrid, ylli i Realit në San Paolo

Real Madrid është në kërkim të pasuesit të Sergio Ramos dhe objektivi kryesorë i Mbretërve është Kalidou Koulibaly.

Senegalezi është në shënjestrën e disa gjigantëve europian, ndërsa Napoli kërkonte 100 milionë euro verën e kaluar për lirimin e tij.

Mirëpo gjërat kanë ndryshuar dhe Koulibaly ka kërkuar largimin nga Napoli, ndërsa Reali dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Mediat spanjolle raportojnë se Reali është i gatshëm tia ofrojë Napolit 20 milionë euro dhe kartonin e Luka Jovic.

Napoletanët kanë shfaqur interesim për Jovic dhe mund ta pranojnë ofertën e Realit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here