E bujshme: James Rodriguez transferohet në Serie A

James Rodriguez është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Reali në fund të sezonit.

Kolumbiani u rikthye në Madrid verën e kaluar, mirëpo nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm.

Interesim për James kanë shfaqur Milan dhe Inter. Rosonerët e shohin kolumbianin si një përforcim ideal.

James gjithashtu pëlqehet shumë nga Conte dhe në merkato do të kemi Derby dell Madonnina për shërbimet e tij.

Reali është i gatshëm ta shesë kolumbianin për 30 milionë euro, shifër aspak problematike për gjigantët e Milanos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here