Fillon epoka Pioli: Leao out, katër super yje in – Milani madh po kthehet

Mbrëmë u konfirmua se Stefano Piolo do të jetë trajner i Milanit për dy sezonet e ardhshme dhe objektivat në merkato kanë ndryshuar menjëherë.

Siç raporton Calciomercato.com, Rosonerët kanë hequr dorë nga transferimi i Dominik Szoboszlai dhe Luka Jovic, pasiqë Rangnick nuk do të jetë trajner.

Pioli ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e Sandro Tonalit. Brescia kërkon 35 milionë euro për Tonalin, por Maldini dhe Massara do ta përfshijnë në ofertë edhe kartonin e Matteo Gabia. Mesfushori tjetër që Pioli dëshiron në skuadër është Gaetano Castrovilli.

Rosonerët janë të gatshëm që në oferta ta përfshijnë edhe Lucas Paquetan. Në mbrojtje Pioli dëshiron Marash Kumbullën, ndërsa për vijën e sulmit dëshiron Chiesan. Pioli nuk është i kënaqur me Leaon dhe Milani mund ta këmbejë atë me Chiesan si dhe një shumë parash.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here