Interit i ‘rrëshqet’ nga dora Kumbulla, ja skuadra ku do të transferohet ai!

Marash Kumbulla i Hellas Verona me shumë mundësi prej sezonit të ri do të jetë pjesë e Lazios pas interesimit të madh të Claudio Lotito dhe Igli Tare.

Ditë më parë Inter gati sa nuk zyrtarizoi transferimin e tij por mesa duket shqiptari tani ka ndërruar mendje dhe po kërkon një transferim në Romë.

Lazio mësohet se ka rënë dakord me Hellas Veronën për të dhuruar 20 milionë euro plus shërbimet e Andre Anderson dhe Lombardit.

Kjo ofertë ka kënaqur edhe skuadrën aktuale të 20 vjeçarit shqiptar e cila tashmë ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here