Ja arsyeja pse Rangnick nuk shkoi tek Milan!

Duke parë rezultatet e mira që po zhvillonte Milan nën drejtimin e Stefano Piolit morën vendim për ti rinovuar kontratën deri në vitin 2022.

Por Milan nuk dëshironte që të humbiste dhe trajnerin gjerman, Ralf Rangnick, i cili pritej të vinte në San Siro prej sezonit të ardhshëm.

Rossonerët synonin që Rangnick të merrte postin e drejtorit sportiv ndërsa Pioli të qëndronte si trajner i skuadrës mirëpo këtë ofertë e refuzoi gjermani.

Arsyeja e këtij refuzimi ishte që Rangnick synonte të merrte drejtimin edhe të stolit të Milan ku më pas do të kishte më shumë autoritet në skuadër edhe sa i përket merkatos që do zhvillonte kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here