Kovac dëshiron Jovic dhe Kostic tek Monaco!

Trajneri i Monacos, Niko Kovac dëshiron transferimin e dy ish lojtarëve të tij tek Eintracht Frankfurt tani që ka filluar një aventurë të re në Ligue 1, raporton Sport Bild.

Luka Jovic i cili ka pasur probleme tek Real Madrid ku nuk arriti të tregojë talentin e tij është një objektiv i Kovac ndërsa i dyti është sulmuesi anësor Filip Kostic.

AC Milan raportohet se ka shfaqur interesim për Kostic mirëpo një transferim i tij nuk duket të jetë i lehtë pasi ka një çmim prej 30 milionë eurosh dhe ka një kontratë deri në 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here