Manchester City ofertë për mbrojtësin më në formë të Serie A!

Manchester City është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, pasi Guardiola tek 29 vjeçari sheh sigurinë që i ka munguar mbrojtjes së skuadrës së tij këtë sezon.

Agjenti i futbollistit u takua me De Laurentiis ku i komunikoi ofertën prej 65 milionë eurosh të Citizens, shifër kjo që nuk e ka lënë të kënaqur presidentin napolitan i cili për shërbimet e tij kërkon hiç më pak se 75 milionë euro.

Diferenca prej 10 milionë eurosh duket mjaft e madhe dhe të dy palët kanë filluar bisedimet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në këto negociata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here