Bombë nga Italia: Sergio Ramos transferohet në Serie A

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Sergio Ramos mund të largohet nga Reali dhe të transferohet te Juventusi.

34-vjeçari luajti një sezon fantastik duke shënuar 13 gola dhe ishte njëri nga më meritorët për fitimin e titullit në La Liga.

Megjithatë kontrata e Ramos me Realin skadon verën e ardhshme dhe palët nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për të rinovuar.

Ramos ka kërkuar pagë prej 12 milionë eurove në sezon dhe kontratë tre vjeçare, kërkesë kjo e pa pranueshme për Perez, pasiqë ai është 34-vjeçar.

Marca, shkruan se Mbretërit i kanë ofruar atij vazhdimin e kontratë edhe për një vit tjetër dhe kjo e ka acaruar Ramosin.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe t’ia rrëmbejë Ramosin Realit, pasiqë Agnelli është i gatshëm tia ofrojë pagën e kërkuar mbrojtësit spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here