Gati zëvëndësuesi i Ibrahimovic, bëhet fjalë për ish yllin e Juventus!

AC Milan ka filluar të lëvizë në merkato në rast se suedezi Zlatan Ibrahimovic vendos që të largohet këtë verë nga San Siro, thuhet kështu në një raport të mediave italiane.

Tuttosport raporton se sulmuesi mund të qëndrojë edhe pas këtij sezoni pasi Stefano Pioli rinovoi kontratën edhe për dy vite të tjera me Rossonerët.

Miërpo në rast largimi atëherë zëvëndësuesi i tij pritet që të jetë Mario Mandzukic.

34 vjeçari u largua nga Juventus vitin e kaluar dhe aktualisht është lojtar pa skuadër dhe një ofertë nga Milan nuk do të mendohej dy herë për ta pranuar atë pas që do të ishte edhe një lloj hakmarrjeje ndaj ‘Zonjës së Vjetër’.

Emri tjetër që përflitet është ai i Olivier Giroud i cili ka një kontratë deri më 2021 me Chelsean por që ka qenë shumë i përfolure dhe me Inter e Lazion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here