Inter po diskuton marrëveshje të re me Lautaron!

Drejtori ekzekutiv i Inter, Giuseppe Marotta deklaroi se klubi është në bisedime me Lautaro Martinez për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Sulmuesi është përfolur shumë se do të transferohet tek gjigantët spanjollë të Barcelonës mirëpo Marotta ka shpresa të mëdha që do ta bindë argjentinasin të qëndrojë në Milano.

Ditë më parë Lautaro deklaroi se është duke dhënë 110% për skuadrën e Inter dhe se nuk është duke menduar aspak për merkaton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here