Oferta u dergua: Milan i ‘vjedhë’ Tonalin skuadrës së Interit!

Milan ka rilindur pas rifillimit të ndeshjeve duke siguruar një vend në Europa League dhe tani verës po kërkon të përforcojë skuadrën e saj.

Pioli ka zgjatur kontratën e tij si trajneri i Rossonerëve dhe klubi i ka siguruar një buxhet të majmë për merkaton e kësaj vere.

Gazzetta dello Sport raporton se Milani është përfshirë seriozisht në garën për Sandro Tonali, i cili konsiderohet talenti më i madh italian për momentin.

Inter është përmendur si favorit për nënshkrimin e tij për një kohë të gjatë, por Milani tashmë ka marrë kontakte me Brescia dhe dëshiron ta “vjedhë” atë përpara Neroazzurëve.

Gazeta thotë se Milani ka dërguar tashmë një ofertë në Brescia, e cila është më e mirë se Interi, dhe pret që të përfundojë transferimin në javët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here