Dhurata e parë për Piolin: Milan transferon yllin 40 milionësh nga La Liga

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Milan është pranë transferimit të mesfushorit të Espanyol, Marc Roca.

Roca ka shkëlqyer te Espanyoli këtë sezon dhe pse nga sezoni i ardhshëm klubi katalanas nuk do të garojë në La Liga.

TVC Deportes ka raportuar se agjenti i Rocas ka zbarkuar sot në Milano dhe marrëveshja është vetëm çështje kohe.

23-vjeçari ka klauzolë prej 40 milionë eurove, mirëpo Rosonerët do të paguajnë më pak, pasiqë Espanyol matematikisht është skualifikuar nga La Liga.

Roca ka luajtur 44 ndeshje këtë sezon, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here