Gati goditja e parë për merkaton e verës: Inter transferon yllin e Bundesligës

Inter synon transferimin e mbrojtësit gjerman, Matthias Ginter, raporton Tuttomercatoweb.

26-vjeçari është pjesë e Borussia Monchengladbach ku ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm.

Ginter ka kontratë me Borussian edhe për në vit, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Ginter mund të luaj në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë dhe si mesfushorë defanziv, prandaj Marotta beson se ai do të ishte përforcimi ideal për Neroaxurët.

Gjermani ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar një gol dhe ka regjistruar dy asistime.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here