Lazio transferon sulmuesin e Real Madrid si përforcim për Champions League!

Lazio janë pranë përfundimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Real Madrid, Borja Mayoral, pasi siguruan pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sipas Corriere dello Sport të hënën pritet të mbahet një takim në Romë në mes të agjentit të lojtarit dhe përfaqësuesve të Romës.

23 vjeçari duket entuziast për këtë marrëveshje të re 5 vjeçare ku do të përfitojë 1,7 milionë euro në sezon.

Megjithatë Real Madrid po kërkon 13 milionë euro ndërsa Lazio po ofron 8 milionë euro dhe 2 milionë të tjera në formë shpërblimesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here