Milan – Atalanta mbyllet pa fitues

Është mbyllur në barazim 1-1 Milan-Atalanta, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A.

Nuk ka pasur fitues në përballjen mes dy skuadrave më në formë të Serisë A pas rifillimit të kampionatit.

Kanë qenë kuqezinjtë që kanë zhbllokuar takimin me një goditje dënimi magjike të Calhanoglu, i cili e ka festuar në mënyrën e duhur ndeshjen e tij numër 100 me kuqezinjtë në Serinë A.

Zikaltrit kanë pasur mundësinë të barazojnë në minutën e 26-të pas një penalltie të shkaktuar nga Biglia, por gjuajtja e Mlinovsky-t është ndalur nga Donnarumma.

Portieri i Milan-it nuk ka mundur të bëjë asgjë tetë minuta më mbrapa, kur Duvan Zapata ka shënuar golin e barazimit për ekipin e Gasperinit.

Kjo ka qenë ndeshja e 24-t radhazi në Serinë A që Atalanta ka shënuar gol, një rekord i ri për bergamaskët në historinë e kategorisë kryesore të futbollit italian.

Milan mbetet në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Atalanta në të dytin me 75 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here