Milan e shokuar, ylli i saj ka vendosur të largohet këtë verë!

Milan këtë verë do të mbetet pa futbollistin e saj, Hakan Calhanoglu pasi ky i fundit karrierën po kërkon ta vazhdojë në Gjermani ku për të interesim kanë shfaqur Hertha Berlin dhe RB Leipzig.

26 vjeçari është i lindur dhe i rritur në Gjermani dhe për këtë arsye po kërkon largimin nga Milan.

Kontrata e tij skadon në vitin 2021 ku ai pjesë e Milanit është qysh prej vitit 2017 ku tani kohëve të fundit ka gjetur një formë të qëndrueshme.

Turku mesa duket e ka marrë vendimin e tij dhe as lajmi për qëndrimin e Stefano Piolit nuk e ka bindur atë për të ndërruar mendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here