Spadafora jep lajmin e madh: Ja kur rikthehen tifozët në Serie A

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka thënë se mund të bëhet rihapja e stadiumeve në vendin e  tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Radio Rai, ai ka nënvizuar se nëse përhapja e COVID-19 do të vazhdojë me ritme të ulëta si aktualisht, në shtator do të rihapen stadiumet në Serie A, edhe pse jo në kapacitet të plotë por me një numër më të reduktuar tifozësh.

“Nëse kjo kthesë epidemiologjike vijon, atëherë do të jemi në gjendje të shohim tifozë në stadiume në muajin shtator”.

“Natyrisht nuk do të jemi në gjendje t’i shohim plot si më parë, por duke respektuar një sërë masash që po i studiojmë për momentin”, është shprehur Spadafora.

Serie A është zhvilluar pa tifoz që nga rikthimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here