Bombë nga Spanja: Enis Bardhi transferohet te gjiganti spanjoll

Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi është njëri nga nënshkrimet e mundshme të klubit të madh spanjoll, Valencia, në afatin kalimtar të verës. Bardhi mund të ndryshojë ambient dhe të nënshkruajë me Los Che.

Valencia tashmë ka njoftuar disa lojtarë se duhet të kërkojnë një destinacion të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk janë pjesë e planeve dhe njëri nga ta është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër, kapiteni Dani Parejo.

Mesfushori nga Madridi thuhet se do të largohet nga Mestalla këtë sezon për të liruar faturën e pagës së tij pasi ai është një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi i madh spanjoll tashmë ka gjetur pasuesin e kapitenit Parejo dhe ai është mesfushori shqiptar, Enis Bardhi.

Sipas futbolistos.es, Bardhi i Levantes është në një nivel të shkëlqyeshëm dhe Valencia tashmë u përpoq ta nënshkruante atë sezone më parë, por këtë sezon janë kushtet ideale për ta transferuar atë, pasi tani ka edhe përvojë në fushë.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka kaluar tre sezone në La Liga dhe duket se është i gatshëm të bëjë një hap para në karrierën e tij sportive, në moshën 25-vjeçare dhe duket se është gati të luajë në një klub të madh.

Vlera e Bardhit në treg thuhet se është 20 milionë euro, por Valencia mund ta nënshkruaj atë për shumë më pak.

Lojtari shqiptar do të ishte i lumtur të vazhdonte në një nga ligat më të mira në botë, atë spanjolle dhe tek njëra nga klubet më të mëdha në këtë ligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here