Marrëveshja është arritur, Osimhen në Serie A për 60 milionë euro

Napoli është pranë transferimit të sulmuesit të Lille, Victor Osimhen.

21-vjeçari shkëlqeu me Lille sezonin e kaluar dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për të.

Osimhen shënoi 18 gola në 38 ndeshje të luajtura në sezonin e fundit dhe është i gatshëm për sfida të reja.

Milik do të largohet nga San Paolo dhe Osimhen do të jetë pasuesi ideal i polakut.

Agjenti i Osimhen  ka konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Napoli do të paguaj 60 milionë euro për shërmbimet e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here