‘Tërmet’ në merkato, Chelsea ofron Jorginhon për yllin e Milan!

Chelsea ka shprehur dëshirën për trasnferimin e mesfushorit të Milan, Ismael Bennacer.

Sipas Calciomercato.it, algjeriani ka tërhequr vëmendjen edhe të Paris Saint Germain dhe Manchester City të cilat janë të gatshme për transferimin e tij.

Mirëpo Chelsea ka ardhur me një ofertë shumë më të volitshme edhe për skuadrën e Milan, duke ofruar shërbimet e futbollistit të saj, Jorginhos.

Klauzola e Bennacer është rreth 50 milionë euro dhe Chelsea shpreson që Jorginho do ta zbusë ndjeshëm çmimin e tij, ofertë kjo që i konvenon edhe vet Rossonerëve për shkak se mesfusha e tyre këtë verë duket në rrezik nga largimet që mund ti ndodhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here