Derbi në merkato: Juventus dhe Inter në garë për yllin e Atalantas

Atalanta është skuadra që po luan futbollin më të bukur në Europë për momentin.

Siç raportojnë mediat italiane na pret derbi në merkato, pasiqë Inter dhe Juventus dëshirojnë yllin e Bergamaskëve.

Bëhet fjalë për Robin Gosens, i cili po shkëlqen këtë sezon me Atalantën.

Gjermani u transferua te Atalanta për më pak se 1 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij në treg është 30 milionë euro.

26-vjeçari luan si mesfushorë dhe mbrojtës nga krahu i majtë, ndërsa këtë sezon ka shënuar 10 gola me Atalantan.

Si Juventus, ashtu edhe Inter janë të interesuar për Gosens dhe në merkato na pret një garë e zjarrtë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here