E bujshme: Dani Ceballos transferohet te rivalët e Arsenalit

Manchester City ka bërë gati një plan për ta tronditur totalisht Arsenalin.

Dani Ceballos, sipas asaj që raporton Daily Express, pritet të jetë blerja e radhës e trajnerit Pep Guardiola në Etihad Stadium.

Ceballos është i vendosur të rikthehet te Real Madrid në fund të sezonit, por aty ai nuk ka shumë hapësira. Drejtuesit e Arsenalit po përpiqen të bindin Real Madridin për një huazim tjetër të 23 vjeçarit.

Manchester City mund të ndryshojë rrjedhën e historisë, sepse me largimin e David Silvas Ceballos do të kishte mjaft hapësira në skuadrën e Pep Guardiolës. Spanjolli kushton 45 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here