Gati shkëmbimi: Ylli i Neroaxurëve te United, ylli i Djajve të Kuq te Interi

Inter dhe Manchester United duket se kanë gjetur zgjidhjen rreth çështjes Sanchez.

Neroaxurët dëshirojnë që ta mbajnë kilianin, mirëpo United nuk pranon që tia zgjasë huazimin. Zgjidhja është te Perisic.

Ivan Perisic ka lënë gjurmë të mirë te Bayern, por klubi bavarez nuk mund ta përballojë blerjen e një lojtari në fund të karrierës. Kampionët e Gjermanisë refuzojnë të paguajnë mbi 15 mln euro për kroatin dhe Interi mund t’ia ofrojë atë Manchester United në shkëmbim me kilianin Alexis Sanchez.

Bayern ka paguar 5 milionë euro për huazimin e Perisic për një sezon, por kaq ishte. Ka ardhur koha që ai të luajë përfundimisht në një skuadër. Perisic dhe Sanchez vlerësohen rreth 20 milionë euro, kështu që mund të ketë shkëmbim të drejtpërdrejtë. Në këtë formë kënaqet edhe Interi, edhe Manchester United.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here