Barcelona ofron dy yjet e saj për Guendouzin!

Barcelona ka rikthyer prapë interesimin e saj tek mesfushori i skuadrës së Arsenal, Matteo Guendouzi, raporton FootMercato.

Gjigantët e La Ligas në fillim ishin të gatshëm që të ofronin shërbimet e Philippe Coutinhos në këmbim të Guendouzit, ofertë kjo që u refuzua nga ‘topçinjtë’.

Ndërsa tani katalanasit po mendojnë që në drejtim të Londrës të nisë dy yjet e saj Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic vetëm e vetëm të arrijë objektivin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here