Jorginho tek Juve, ‘Zonja e Vjetër’ i ofron yllin e saj Chelseas!

Chelseas i janë ofruar shërbimet e Aaron Ramsey në kuadër të një marrëveshjeje për transferimin e Jorghinhos tek Juventus, raporton TMW.

Juventus është në kërkim të një mesfushori të ri dhe Maurizio Sarri e pëlqen tej mase Jorginhon pasi e ka pasur nën urdhërat e tij kur drejtonte skuadrën e Chelseas.

Nga ana tjetër Aaron Ramsey pritet të bëjë një rikthim në Premier League pasi para transferimit tek Juve ka qenë pjesë e skuadrës londineze të Arsenal ndërsa tani pritet të transferohet tek rivalët e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here