Perisic në Premier League, ylli i skuadrës angleze tek Inter!

Inter po mendon seriozisht të ofrojë shërbimet e Ivan Perisic për të siguruar transferimin e Alexis Sanchez, raporton Metro.

Inter dëshiron të mbajë lojtarin që e mori në huazim në sezonin 2019-2020 dhe do të ishin shumë të kënaqur nëse Djajtë e Kuq do të pranonin shërbimet e kroatit për të arritur këtë marrëveshje.

Perisic është i huazuar tek Bayern Munich mirëpo bavarezët kanë bërë të ditur që nuk janë të interesuar për të blerë kartonin e kroatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here