Shkathtësi, kualitet dhe vlerë! Ky është talenti i Milanit që Pioli e riktheu!

Ish talenti i skuadrës së Milanit, Matteo Pessina këtë sezon do të largohet nga Hellas Verona dhe një rikthim tek ish skuadra e tij duket shumë i mundur të ndodhë.

Tani 23 vjeçari po kërkon një skuadër të re ku kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane por ka një klauzolë për tu rikthyer tek skuadra e Atalantas ku e shiti Milani.

Milani ka mundësi ta transferojë atë me gjysmën e vlerës së tij ku kjo pritet ti kushtojë rreth 7-8 milioë euro pasi vlera e tij aktuale është rreth 8 milionë euro.

Futbollisti i përshtatet më së mirë strategjisë së Stefano Piolit dhe do të jetë një futbollist me shumë vlerë në mesfushën e Rossonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here