Bombë nga Italia: Koulibaly largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!

Kalidou Koulibaly është njëri nga lojtarët që do të bëjë bujë merkaton që vjen.

Interesim për të kanë shfaqur Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid.

Por sipas shtypit italian  Koulibaly nuk do të largohet nga Italia. Cristiano Ronaldo ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Koulibalyt.

Lëndimet e shpeshta të Chiellinit dhe mos eksperienca e De Ligt ka bërë që Ronaldo t’ia kërkojë drejtuesve transferimin e një mbrojtësi cilësor si Koulibaly.

Te Juventusi janë të vetëdijshëm për problemet në mbrojtje dhe kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurove për të bindur Napolin.

Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, mirëpo dëshiron largimin nga San Paolo në fund të sezonit.

Mbetet ta shohim nëse De Laurentiis do ta lërë Koulibalyn t’i bashkohet rivalëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here