Diçka po zihet: Suning prezanton Inter-Napoli me hijen e Messit (FOTO)

PPTV, kanali kinez në pronësi të Suning, për ndeshjen e kësaj mbrëmje Inter-Napoli bëri një zgjedhje mjaft surprizë dhe projektoi imazhin e Leo Messi në Katedralen e Milanos, Duomo!

Dy duart e argjentinasit kur feston pas një goli, drejt qiellit. Tifozët zikaltër janë çmendur pas këtij detaji dhe zërat për ardhjen e numrit “10” të Barcelonas te Inter pas lajmeve të babait të tij Jorge i cili do të transferohet në Milano (për arsye taksash) po shtohen gjithmonë e më shumë. Për momentin, Inter ka mohuar gjithmonë kategorikisht këtë mundësi të merkatos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here