Gati super shkëmbimi: Ylli i Napolit në Torino, dy yjet e Juventusit në San Paolo

Sipas raportimeve të fundit Arkadiusz Milik ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Juventusi, mirëpo Biankonerët dëshirojnë që në ofertë të përfshihet edhe ndonjë lojtarë.

Polaku është i lidhur me një transferim te Juventusi për një kohë të gjatë, mirëpo marrëveshja mes dy klubeve nuk është arritur ende.

Zonja e Vjetër është e gatshme që tia ofrojë Napolit kartonin e Cristian Romeros i huazuar te Genoa dhe Luca Pellegrinit i huazuar te Cagliari.

Napoletanët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën, pasiqë Koulibaly pritet të largohet nga San Paolo në fund të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here