Guardiola ka piketuar pasuesin e Sanes, City transferon yllin e La Ligas

Manchester City është gati të bëjë një goditje të madhe për të zëvendësuar Leroy Sane.

Blerja e re e Bayern Munich ka lënë një boshllëk në repartin sulmues të anglezëve, që do të mbushet nga një blerje e re.

Skuadra e Pep Guardiola-s peshkon në La Liga dhe, sipas BBC, objektivi është Ferran Torres, sulmues krahu në pronësi të Valencia-s.

Kontrata e 20-vjeçarit skadon 30 qershorin e ardhshëm dhe duket se ai nuk ka ndërmend të rinovojë. Ai ka luajtur 44 ndeshje në këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 8 asiste.

Klubi spanjoll e vlerëson rreth 50 milionë euro.

Operacioni mund të mbyllet shumë shpejt me një marrëveshje që do të ishte e kënaqshme për të gjitha palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here