Bayern tregon çmimin e Thiagos!

Mesfushori që po përflitet për një transferim tek Liverpool pritet të largohet këtë verë.

Bayern Munich ka bërë të ditur çmimin prej 30 milionë eurosh për futbollistin e saj Thiago Alcantara, raporton Sport Bild.

29 vjeçari ka vetëm edhe një vit kontratë me bavarezët dhe po përflitet shumë se prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e Liverpool.

Thiagos i ofrua një kontratë e re në Allianz Arena, ofertë që u refuzua pasi futbollisti ka bërë të ditur që do të vazhdojë karrierën e tij tek ndonjë skuadër tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here