Bombë nga Italia: Juventus rrëmben yllin e Interit!

Maurizio Sarri arriti ta fitojë Scudetton në sezonin e tij të parë me Juventusin dhe Andrea Agnelli ka gati dhuratën e parë për të.

Siç raporton gazetari i njohur për transferime, Fabio Santini, Sarri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Nicolo Barellas.

Barella ka shkëlqyer me Interin këtë sezon duke luajtur 36 ndeshje me Neroaxurët, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Vlera aktuale e tij është 40 milionë euro, ndërsa Interi e transferoi atë për 25 milionë euro verën e kaluar.

Agnelli është i gatshëm tia plotësojë dëshirën Sarrit dhe Biankonerët do të ofrojnë 50 milionë euro për ta bindur Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here