David Silva transferohet tek gjiganti italian!

David Silva me shumë mundësi karrierën e tij do ta vazhdojë tek skuadra e Lazios.

E përditshmja spanjolle AS raporton se Lazio është në kërkim të futbollistëve që do ta rrisin përvojën në skuadrën e saj.

Kontaktet tashmë kanë filluar me David Silvan i cili pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere.

Drejtori sportiv Igli Tare mendon se spanjolli do të ishte përforcimi ideal për skuadrën e Inzaghit për sezonin e ardhshëm në Champions League.

Marrëveshja mes 34 vjeçarit dhe klubit italian pothuajse është arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here