Dridhet Lazio: Immobile drejt Premier League!

Ciro Immobile prej sezonit të ardhshëm mund të jetë pjesë e skuadrës së Everton pasi një gjë të tillë po e kërkon trajneri i saj, Carlo Ancelotti.

Ancelotti ka theksuar se puna e tij për të ringjallur skuadrën është më e madhe sesa që ai e ka pritur dhe për të arritur një gjë të tillë duhet të bëhen sakrifica financiare të mëdha.

Immobile këtë sezon është golashënuesi më i mirë në Serie A me 34 gola të shënuar dhe ka një kontratë me Napolin deri më 2023.

Akoma nuk është bërë e ditur oferta të cilën Everton do ta drejtojë tek Lazio mirëpo me një trajner si Ancelotti çdo gjë është e mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here