Ibra dhuron show, Milan mposht Sampdorian me poker, shkëlqen Immobile pranë rekordit

Milan ka mundur 4-1 Sampdorian në javën e 37-të të kampionatit dhe ka shkuar një pikë larg vendit të pestë të renditjes që mbahet nga Roma, që do të luajë sot në mbrëmje kundër Torino-s.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Ferraris ka qenë Zlatan Ibrahimovic, autor i dygolave dhe asistit për Calhanoglu. Goli tjetë i kuqezinjve është shënuar nga Leao.

Fiton edhe Lazio, që ka mundur 2-0 në shtëpi Brescia-n e rënë nga kategoria dhe mban hapur garën m,e Atalanta-n dhe Inter-in për vendin e dytë.

Shkëlqen Immobile, i cili ka dhënë asistin për golin e parë të skuadrës së tij dhe ka shënuar të dytin, i 35-ti për sulmuesin italian në këtë sezon të Serisë A.

Për sa i takon luftës për mbijetesë, Lecce ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Udinese-s që e mban në lojë për të siguruar qëndrimin në Serinë A në javën e fundit të kampionat.

Rivalja e drejtpërdrejtë e puljezëve, Genoa,  është mundur 5-0 në fushën e Sassuolo-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here