Milan News e konfirmon: Ylli i Milan largohet këtë verë!

Ivan Gazidis ka bërë një hap prapa dhe ka vendosur të nisë një revolucion të madh tek skuadra milaneze por me fonde që do krijohen nga lojtarët që do shiten këtë verë.

Për muaj është diskutuar që Ralf Rangnick do të vijë në San Siro por javët e fundit u vendos që Stefano Piolit ti rinovohet kontrata edhe për dy sezone të tjera.

Futbollisti që pritet të largohet është Giacomo Bonaventura për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar një ulje page ndryshe nga Zlatan Ibrahimovic i cili është i gatshëm për sakrifica për të qëndruar në Milano.

Politika e klubit këtë verë është ulja e shpenzimeve për pagat e lojtarëve gjë që Bonaventura mesa duket nuk e ka pranuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here