Alaba dëshiron transferimin te Barcelona

Ylli i Bayernit të Munihut, David Alaba, dëshiron transferimin te Barcelona, raportojnë mediat spanjolle.

Alaba është në bisedime me Bavarezët për rinovimin e kontratës, mirëpo për momentin nuk ka marrëveshje mes tyre.

Austriaku dëshiron ta vazhdojë karrierën te Barcelona. Alaba ka kërkuar nga Bayerni pagë prej 20 milionë eurove në sezon, shifër të cilën Bavarezët nuk e kanë pranuar.

Barcelona është e gatshme tia ofrojë Alabas pagën e kërkuar, por nëse verën e ardhshme transferohet në Camp Nou si futbollist i lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here