Dëshiron rikthimin në Serie A: Cavani i vetëofrohet gjigantit italian

Kontrata e tij me PSG ka skaduar, ndërsa Cavani ende nuk ka gjetur skuadër të re.

Edinson Cavani është i lidhur me shumë klube, pasiqë është futbollist i lirë, ndërsa Calciomercato.com, raproton se agjenti i uruguaianit ka kontaktuar përsëri Interin.

Drejtuesit zi-kaltër kanë pranuar që të nisin bisedimet. Neroaxurët janë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe Cavani do të ishte përforcimi ideal.

Giroud ka firmosur kontratë të re me Chelsean, ndërsa trasferimi i Mertens ose Dzeko është mjaftë i vështirë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here