Guardiola shokon italianët, transferon objektivin e tyre!

Pep Guardiola ka shokuar Napolin dhe Juventusin pasi ka arritur marrëveshjen për transferimin e Ferran Torres nga Valencia.

Marca është shumë e bindur për këtë gjë duke deklaruar se spanjolli është shumë afër për të nënshkruar kontratën e re me Manchester City.

Dy klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro plus 12 milionë të tjera në formë bonusesh ndërkohë Torres pritet të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me Qytetarët.

Juventus dhe Napoli kishin shfaqur interesim të madh për Torres mirëpo duket se gjithçka ka përfunduar dhe prej sezonit të ardhshëm ai do të jetë pjesë e skuadrës nga ishulli britanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here