Milan, Inter apo Juve? Nuk ka më dilema, këtë skuadër e ka zgjedhur Tonali!

Milan dhe Juventus duket se përfundimisht kanë dështuar që të transferojnë Sandro Tonalin nga Brescia ndërsa skuadra e Inter është pranë finalizimit të kësaj marrëveshjeje të shumë pritur nga ata.

Pas disa javësh spekulime një marrëveshje me vlerë rreth 33 milionë euro duket se do të arrihet në mes dy palësh.

Beppe Marotta duket se ka arritur një marrëveshje 10 milionëshe me presidentin e Brescias, Massimo Cellino për një huazim një vjeçar dhe pastaj me të drejtë blerjeje për një shifër prej 23 milionë eurosh.

Nga ana tjetër një marrëveshje është arritur me Tonalin dhe Inter për një kontratë 5 vjeçare ku futbollisti do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here