Milan, Inter apo Juventus? – Chiesa ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Fiorentina kanë nisur bisedimet për një shkëmbim spektakolarë.

Fiorentina është e interesuar për Lucas Paquetan, i cili nuk bën pjesë në planet e Piolit.

Vlera e brazilianit në treg është rreth 30 milionë euro, ndërsa Rosonerët janë të gatshëm që ta përfshijnë kartonin e tij në ofertën për Federico Chiesan.

Fiorentina kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë Chiesan, ndërsa mediat italiane raportojnë se 22-vjeçari dëshiron ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Bisedimet kanë filluar dhe Milani përveç Paquetas do t’i ofrojë Fiorentinës edhe një shumë parash për Chiesan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here