Messi bëhet Neroaxur: Inter ka gati ofertën faraonike për argjentinasin

Spekulimet për transferimin e Lionel Messit te Interi sa vijnë e shtohen.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon vitin e ardhshëm dhe thuhet se argjentinasi dëshiron largimin nga Camp Nou.

Messi nuk është i kënaqur me drejtuesit e Barcelonës dhe prandaj është i gatshëm të largohet. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët kanë një ofertë të çmendur për ta bindur argjentinasin që ti bashkohet atyre.

Steven Zhang është i gatshëm që ti ofrojë Messit kontratë katër vjeçare e vlefshme 260 milionë euro. Pra pagë prej 65 milionë eurove në sezon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here